INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama rikthen importin e mbetjeve të riciklueshme. Ja projektligji

Rama rikthen importin e mbetjeve të riciklueshme. Ja projektligji

Publikuar më: 12:53 06-07-2016

Sapo mori detyrën dhe u ul në karrigen e Kryeministrit, Edi Rama firmosin aktin e parë. Ndalimi i importit të mbetjeve. Ligji i miratuar nga demokratët në 2013, kishte sjellë në atë kohë reagime të ashpra nga shoqatat në mbrojtje të mjedisit, të cilat nuk nguruan të mbledhin firmat për mbajtjen e një referendumi për këtë çështje. Por Edi Rama me vendimin për ndalimin e importit të mbetjeve shuajti çdo reagim zyrtar, porn ë heshtje Shoqata e Ricikluesve duket se ka bërë punën e saj. Tashmë në heshtje të plotë, në kuvend ka mbërritur një tjetër projektligj i qeverisë.

Drafti mban datën 30 Qershor 2016, dhe lejon importin e mbetjeve, me qëllim riciklimin e tyre. Por arësyet e rikthimit të importit të mbetjeve janë dhënë në realcionin e projektligjit.
Relacioni i projektligjit:
“Akti i propozuar rikthen të drejtën e importit të mbetjeve jo të rrezikshme në vend. Ai i rikthen të drejtat që ka patur Këshilli i Ministrave si pjesë e rrjetit të integruar të mbetjeve. Gjithashtu, Ai përcakton autoritetin pranë të cilit depozitohet kërkesa për importin e  mbetjeve si dhe autoritetin që e lëshon këtë akt. Si pasojë e këtij parashikimi, bëhen edhe ndryshimet përkatëse në pjesën takuese të kundërvajtjeve administrative me qëllim që mbetjet jo të rrezikshme të mos importohen pa u pajisur me dokumentacionin përkatës që specifikohet në këtë akt. Akti i propozuar parashikon daljen e një Vendimi të Këshillit të Ministrave, e ashtuquajtura "lista e gjelbër", ose siç mund të thuhet ndryshe lista e mbetjeve që mund të importohen në Republikën e Shqipërisë, pasi akti që ka qënë në fuqi për këtë qëllim është shfuqizuar me Ligjin nr. 156/2013. Miratimi i këtij akti do të realizojë fillimin e implementimit të këtij akti që propozojmë”.
Në relacionin bashkëngjitur projektligjit, qeveria Rama ka tentuar të justifikojë këtë vendim të ndërmarrë, rreth 3 vite pasi ajo e hodhi poshtë një ligj të tillë. Sipas qeverisë, ndryshimet t’i shërbejnë fuqizimit të kapaciteteve të industrisë së riciklimit. Por qeveria jep garancitë e saj se në vendin tonë nuk do të futen mbetje të rrezikshme, dhe për këtë ka disa arsye.

Relacioni i projektligjit:
“Aktualisht, gjatë këtyrë tre vjetëve, në këtë drejtim janë bërë përmirësime të dukshme. Kemi një rinovim të Inspektoriatit të Mjedisit, si në infrastrukturën përkatëse (e  cila i mungonte), ashtu edhe në trajnimin e  personelit si brenda dhe jashtë shtetit. Agjensia Kombëtare e Mjedisit është pajisur me një laborator, i  cili kryen analiza të ndryshme, dhe në rastet kur ai nuk ka mundësi ti kryej ato i bën në laborator privat të specializuar dhe akredituar për këtë qëllim. Gjithashtu edhe në doganë ka përmirësime si në infrastrukturë dhe në personel të trajnuar. Nënshtrimi i ketyre mbetjeve ndaj analizave specifike të përbërjes dhe rrezikshmërisë së tyre, eliminon mundësinë e rrezikut të futjes së mbetjeve të rrezikshme në RSH, duke shtuar kështu edhe rrezikshmërinë për jetën dhe shëndetin e njerëzve”.


Në draft e saj, qeveria Rama ka publikuar dhe përparësitë që ka lejimi i importi të mbetjeve, me qëllim riciklimin.
Relacioni i projektligjit:
“Përparësitë e aktit janë tre kryesoret:
a. Akti do të rivitalizojë dhe do të vërë 100% në eficensë industrinë vendase të riciklimit të mbetjeve.
b. Rihapjen e shumë vendeve të punës të mbyllura si pasojë e ndryshimit ligjor.
 c. Transpozim më i plotë i Direktivës No 1013/2006 OF THE EUROPEAN PARLIAMENT AND OF THE COUNCIL për qarkullimin e mbetjeve, pasi ligji 156/2013 ishte në kundështim me këtë akt”.

Article Logic
Execution time: 0.0040030479431152