INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama s’ka ndërmend të thotë ‘po’. Meta nxit Bashën të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit

Rama s’ka ndërmend të thotë ‘po’. Meta nxit Bashën të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit

Publikuar më: 13:44 01-08-2019

Presidenti Ilir Meta, pak orë përpara nisjes zyrtarisht të pushimeve ka dalë sërish përpara medias.

Ai e nisi deklaratën e tij me një pranin të përgjegjësisë si kreu i shtetit për krizën politike dhe mozgjidhjen e saj. Meta këmbënguli se 13 tetori është një datë për zgjedhjet lokale, me pjesëmarrjen e të gjithave forcave politike. Madje sipas tij të bëhen tre palë zgjedhje.

Kreu i Shtetit thumboi edhe kreun e opozitës Lulzim Bashën, i cili ka deklaruar se nuk do të hyjë në zgjedhjet e 13 Tetorit, të dekretuara nga vetë Meta.

“Zgjedhjet e ligjshme janë në 13 tetor. Kriza nuk është thjesht vendore, por shumë më e madhe se qytetarët më shumë ndjejnë efektet e qeverisjes vendore se ato qendrore. Unë e ftoj edhe njëherë kryeministrin Edi Rama të reflektojë, të mos pengojë zbatimin e dekretit të datës 30 tetor të presidentit të Republikës. Ftoj të gjitha forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet, ato që duan, jo ata që nuk duan dhe nuk do duan asnjëherë" u shpreh Meta.

Ndër të tjera Meta shtoi se është i gatshëm të lërë zyrën, nëse vendin e tij e merr një njeri me integritet, duke iu referuar këtu ish-presidentit Rexhep Meidani.

“Nëse kërkon kryeministri jam i hapur të lë detyrën e Presidentit duke konkurruar në 13 tetor, por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me integritet, që ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar është mbi çdo gjë tjetër, psh si profesor Mejdani” tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0036418437957764