INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama, si babai i Zahos. Kryeministri rrëfen detaje nga jeta në familje [VIDEO]

Publikuar më: 15:12 22-03-2017

Kryeministri Edi Rama ka vendosur sot të shfaqe anën tjetër të tij, atë familjare edhe pse nuk i ka shpëtuar dot tundimit për deklarata politike. Gjatë një vizite në familjen e ish kreut të bektashijve, Baba Reshat Bardhi me rastin e festës së Sulltan Nevrozut, Kryeministri Rama tregon se nuk ka “naze” për ushqimet apo pijet. 

Edi Rama:
“Jam pa naze unë”.
Ndërsa mbante në prehër fëmijët e kësaj familje, Kryeministri Rama bën publike për herë të parë disa detaje të djalit të tij të vogël Zaho. Rama ka rrëfyer se si sillet Zaho në shtëpinë e tij në Surrel.
Edi Rama:
“Zaho e kemi qeros. E bëjmë gjithë kohës si “lulëkuqe mbi mure. Se e kemi Zahon katundar,e kemi në Surrel dhe rri me pulat, me lopët e me qenin”.
Kohët e fundit Kryeministri ka shtuar detajet që lidhen me jetën e tij familjare, që deri me tani e ka mbajtur me fanatizëm larg kamerave.

Article Logic
Execution time: 0.0035848617553711