Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar punën e bërë nga strukturat e shtetit për të evakuar banorët në zonat e përmbytura. Rama ka zgjedhur të postoj disa foto që tregojnë momentet kur punonjësit e ushtrisë dhe emergjencave civile largojnë banorët nga shtëpitë e përmbytura nga dalja e lumenjve nga shtrati. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje të aksionit të të gjithë strukturave të shtetit për të normalizuar situatën e shkaktuar nga reshjet dhe gjendur pranë njerëzve të prekur, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan kryeministri shqiptar.