INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama-Swoboda batuta për Berishën

Rama-Swoboda batuta për Berishën

Publikuar më: 19:25 19-04-2016

Në Tiranë është mbajtur një konferencë “Periferia sfidon qendrën”, ku ishin të pranishëm kryeminstri i vendit,  Edi Rama, ish-europarlamentari Hannes Swoboda dhe shumë gazetarë, diplomatë, profesorë dhe studentë.

Gjatë këtij bashkëbisedimi  Në të njëjtën linjë me  ish-europarlamentarin Hannes Swoboda, Rama ka thënë se për një qendër të qetë duhet të zhvillohet periferia. Çeshtje diskutimi mes tyre ishte edhe ajo e refugjatëve.

Nuk mund të mungonin edhe batutat ku, ish-eurodeputeti Swoboda,  i ka kujtuar Ramës atë takimin e gjatë në hotel “Krokodil” në Strasburg në 2010 mes kryeministrit të asaj kohë Sali Berisha dhe kreut të PS, Edi Rama.

Swoboda: Nuk do ta harroj natën së bashku me Martin Schulz, ju dhe kryeministrin  Berisha në përpjekje për të shtyrë vendin përpara, por kishte shumë opozitë nga njëra prej palëve. Imagjinoni kush ishte pala.

Rama: Na kujtove një moment nga ato momentet dramatike dhe pasionante që kemi kaluar së bashku. Mbase duhet të kishit zgjedhur një restorant tjetër atje në Strasburg, sepse restorant “Krokodili” nuk na solli mbarësi në atë kohë.

Swoboda: Ishte një krokodil i vdekur

Rama: Po normal u bënë dy krokodilë një restorant dhe një krokodili tjetër ke të drejtë.

Article Logic
Execution time: 0.0039050579071045