Kryeministri Edi Rama është takuar në Mal të Zi me Kryeministrin e Kroacisë me të cilin ka biseduar për rastin e ekstradimit të Ballistit drejt Serbisë.
“Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij”, shkruan Rama në Facebook.
Në Podgoricë të Malit të Zi ndodhen liderët e Ballkanit dhe zv/Presidenti i SHBA Mike Pence për samitin e Kartës së Adriatikut.