Kreu i qeverisë, Edi Rama duket se kërkon që djegia e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës të kalojë pa i dhënë rëndësi vendimit. Për këtë, është mësuar se ai u ka dhënë porosi deputetëve dhe ministrave që mos dalin në debate televizive me ish-deputetët e opozitës, të cilët kanë djegur mandatet.
"Ata nuk janë pala tjetër e Parlamentit dhe meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit", është mësuar të ketë thënë Rama.
Opozita ka vendosur që çdo të enjte të dalë në protestë. Në një kohë që maxhoranca do të jetë në sallën e seancave plenare, opozitarët do të jenë në shesh, me kërkesën largimin e Ramës nga posti i kryeministrit, formimin e një qeverie kalimtare dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Parlamentin, shkruan Oranews.