Edhe ditën e sotme kryeministri Edi Rama e ka hapur me një urim në facebook duke sjellë në vëmendje të qytetarëve pamjet e transformuara të Bibliotekës Kombëtare.
Rama ka treguar transformimin e depos së rrënuar në Sallën Franceze të Leximit në një hapësirë të re europiane për dijen dhe kulturën.
Postimi i plotë:
“MIRËMËNGJES
Dhe me këto pamje të transformimit fantastik të depos së rrënuar në Sallën Franceze të Leximit, një hapësirë e re europiane për dijen dhe kulturën pranë Bibliotekës Kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij.