INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama uron 'Mirëmëngjes' me videon e Vangjushit nga Durrësi: ‘Isha me ndihmë ekonomike dhe merrja borxhe’

Rama uron 'Mirëmëngjes' me videon e Vangjushit nga Durrësi: ‘Isha me ndihmë ekonomike dhe merrja borxhe’

Publikuar më: 07:59 28-03-2018

Kryeministri Rama ka vazhduar edhe ditën e sotme ti urojë “Mirëmëngjes” të gjithë ndjekësve të tij në facebook me historitë e transformimeve të personave që kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike dhe janë punësuar.

Rama ka sjellë në vëmendjen e të gjithëve shembullin e Vangjush Xoxit, një kryefamiljar nga Durrësi i cili është punësuar pasi u hoq nga skema e ndihmës ekonomike.

“Jam nga Durrësi, isha me ndihmë ekonomike, 48 mijë lekë në muaj. Merrnim borxhe, nuk ia dilje dot ndryshe”- thotë Vangjushi, duke treguar se tani është me sigurime dhe merr një rrogë.

Mesazhi i Ramës:

“MIRËMËNGJES dhe me dëshminë e këtij kryefamiljari që jetonte në ndihmë ekonomike me familjen e tij, ndërsa sot falë punës, merr një rrogë minimale e është i siguruar qoftë për pensionin e qoftë për kujdesin shëndetësor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0023908615112305