Vetëm pak pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se do të padisë në gjykatë gazetarin e gazetës gjermane 'Bild' Peter Tiede për përgjimet e publikuar sot, ka reaguar ky i funndit.
Tiede pretendon se përgjimet janë reale dhe për këtë arsye kërkon të dijë nga Rama se për çfarë do ta padisë.
'Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Përgjimet janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat', shkruan Tiede në Twitter.