INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ramës i zënë pritë në Shkodër, nis përplasja mes policisë dhe protestuesve

Ramës i zënë pritë në Shkodër, nis përplasja mes policisë dhe protestuesve

Publikuar më: 16:11 20-06-2019

Policia e Shkodrës është vendosur në pedonalen e Shkodrës në zonën ku është njoftuar të mbahet mitingu elektoral i kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë të bërë nga strukturat e PD në këtë qytet ftohen qytetarët të marshojnë në zonën ku do të mbahet takimi i socialistëve ku pritet të prezantohet edhe kandidati për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Të vendosur në superstradën Lezhë-Shkodër, në kryqëzimin e Dajçit, militantët e PD, të cilët synojnë bllokimin e kalimit të kreut të qeverisë Edi Rama janë përplasur me forcat e policisë të cilët kanë kaluar lirimin e rrugës.

“Të nderuar bashkëqytetarë, Shkodra dhe mbarë Shqipëria por përballet me një klikë kriminale. Sot në 18:30 PD Shkodër fton qytetarët në një takim dhe marshim për të ndalur këtë murtajë që po përpiqet përsëri për të vjedhur vullnetin e qytetarëve. Për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë, për të ardhmen demokratike”, thuhet në deklaratën e PD Shkodër.

 

sh2.PNG

sh1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266