Konstervatori Kujtim Gjuzi ka treguar sërish një histori me kryeministrin Rama. Po këtë herë se si ja fshehu njollat e pantallonave. Ai ishte i ftuar mbrëmë më emisioni “360 Gradë” dhe tha se kryeministri kishte shkuar me skuadrën kombëtare në Tiranë dhe i ishin bërë pantallonat me njollë. E Gjuzi e kishte mësuar se si të kthente pantallonat mbrapsht që të mos dukeshin. Ndërsa zbuloi se kryeministri Rama nuk di t'i japë as biçikletës dhe as makinës.
Pjesë nga biseda plot batuta:
Gjuzi: Rama nuk di të qepë, një dhe që nuk di ti japë biçikletës, dy besoj se e dini.
Zheji: Jo këtë të biçikletës nuk e dija.
Gjuzi: Atëherë po ju them kur ju linin biçikletën para Bashkisë së sotme pse nuk e merr biçikleten e Zoti Rama. Unë kam qenë pronar i një autoshkolle. Nëse do kishte ardhur për të mësuar në instruktorët e mi Rama do kishte mësuar edhe do ta drejtonte shumë mirë shtetin.