Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Londër, ku ndodhet për të marr pjesë në një forum ekonomik.
Anëtarë të degës së PD në Londër dhe qytetarë shqiptarë që jetojnë atje I kanë zënë prit Edi Rama tek dera e hotelit ku ka qëndruar prej ditës së djeshme. Më pas protestuesit janë zhvendosur në sallën ku do të zhvillohet forumi.
Shqiptarët kanë përcjellë kryeministrin me pankarta në duar dhe me thirrjet Rama “IK”. Në një moment kur kryeministri Rama del nga makina një person i thërret "O mashtrues" dhe Rama i përgjigjet me një buzëqeshje ironike.
Edhe në takimet elektorale në Shqipëri Edi Rama është përcjellë me protesta të organizuara nga opozita.