INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raport, bizneset e mesëm dhe të vegjël punësojnë më shumë

Raport, bizneset e mesëm dhe të vegjël punësojnë më shumë

Publikuar më: 10:53 21-03-2017

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë punësuar mbi 50 % të forcës së punës në vend.

Sipas raportit të INSTAT, sektori i tregtisë spikat me numrin më të madh ku mbizotëron me 24,5 %, i ndjekur nga sektorët e shërbimeve të tjera me 16,0 % dhe sektori i industrisë përpunuese me 14,2 %.
Sektorët me numrin më të vogël të të punësuarve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë sektori i industrisë nxjerrëse me 1,5 % dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 2,3 %. Në Shqipëri rreth 77,6 % të shitjeve neto realizohen nga NVM. Sektori i tregtisë mbizotëron me 44,3 % të shitjeve neto.
Këto dhe shumë shifra të tjera janë raportuar në një analizë të fundit të Institutit të Statistikave lidhur me situatën e ndërmarrjeve të mesme e të vogla.
Sipas raportit, sektori i ndërtimit është sektori i dytë me përqindjen më të lartë prej 9,3 %, i ndjekur nga sektori i industrisë përpunuese prej 8,2 %. Sektori me përqindjen më të ulët të shitjeve neto të realizuara nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është sektori i industrisë nxjerrëse me 1,4 %.
66,5 % të investimeve kryhen nga Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme. Ndryshe nga treguesit e tjerë, sektori me përqindjen më të lartë të investimeve të kryera në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 21,1 %. Kurse sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka përqindjen më të ulët të investimeve prej 1,1 %.
Fiks dy të tretat e vlerës së shtuar (66,3 %) realizohet nga NVM. Sektori që zë përqindjen më të lartë në vlerën e shtuar është sektori i tregtisë me 22,2 %, i ndjekur nga shërbimet e tjera me 11,5 %, ndërtimi me 10,1 % dhe industria përpunuese me 10,0 %. Sektorët me përqindjen më të ulët janë sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 2,2 % dhe sektori i industrisë nxjerrëse me 2,5 %.
Nga krahasimi i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, shohim që ndikimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është më i rëndësishëm në Shqipëri sepse zë një përqindje me të lartë në të tre treguesit e marrë në shqyrtim.

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764