INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Raport pesimist i FMN-së për ekonominë shqiptare[VIDEO]

Publikuar më: 08:56 10-04-2019

Lajme të këqija vijnë nga institucionet ekonomike ndërkombëtare. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që ekonomia shqiptare do pësojë ulje. Nëse në 2018 rritja ka qënë 4.2% në 2019 ajo do të jetë 3.7%.

Statistikat e reja të FMN-së janë publikuar në raportit “Pasqyrës Ekonomike Globale”. Lajme pesimiste vijnë dhe për ekonomitë e shteteve të tjera, ku më e të theksuar janë për vendet e europës. FMN përllogarit që rritja të do jetë më e ulët për 70% të shteteve të globit. Italia, drejt të cilës shkojnë gati gjysma e eksporteve shqiptare pritet të rritet me vetëm 0.1% në 2019-s, duke e ulur pritshmërinë me 0.5 pikë përqindje në krahasim me raportin e janarit.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, rritjen më të madhe në 2019-n pritet që ta ketë Kosova, me 4.2%, më pas renditet Shqipëria me 3.7%, Serbia me 3.5%, Bosnja me 3.1%, Maqedonia e Veriut me 3% dhe Mali i Zi me 2.8%.
Për Turqinë, FMN parashikon një rritje negative prej -2.5%, ndërsa nga vendet e Europës Lindore, performancën më të mirë pritet që ta ketë Polonia, me 3.8%.
Në afat të mesëm, FMN nuk është shumë optimiste për zgjerimin ekonomik të vendeve të rajonit. Ekonomia shqiptare nuk pritet të rritet më shumë se 4% deri në vitin 2024, së bashku me atë të Kosovës, ndërsa për shtetet e tjera, shifra do të variojë midis 2.9 dhe 3.8%.

Article Logic
Execution time: 0.0039129257202148