Raporte të tjera tronditëse kanë ardhur mbi veprmtarinë e Shtetit Islamik, i cili me sa duket se ka gjetur një mënyrë makakre për tu financuar, kjo sidomos pasi i është prerë një pjesë e mirë e burimëve. ISIS-i ka vjedhur rreth 23 organe njerëzore nga pjesëtarët e vet të cilët kanë humbur jetën në provincën e Nineveh në Irak, më qëllim trafikimin e organeve.
Një burim ka thënë për një media irakiane, se në mënyrë që të gjejnë financime të shpejta, militantët e ISIS-it po sheshin organet e pjesëtarëve të tyre. Njësia speciale që funksionon në kuadër të ISIS-it ka arritur të vjedhë organet e të lënduarve që po qëndronin në spitalet e Ninevehut, shkruan Daily Mail. Kjo ka ndodhur për shkak se ISIS në Irak ka humbur një pjesë të madhe të burimeve financiare nga shitja e naftës.