INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti final i akreditimit institucional të universiteteve. Ai i Tiranës më keq nga të gjithë.... [VIDEO]

Raporti final i akreditimit institucional të universiteteve. Ai i Tiranës më keq nga të gjithë.... [VIDEO]

Publikuar më: 15:58 02-02-2018

Sot është prezantuar raporti final i akreditimit institucional të universiteteve që lidhet me organzimin e punës. Nga 35 universitete publike dhe private këto të fundit janë paraqitur më mirë në proçesin e akreditimit. Ndërsa nga ato publike asnjë prej tyre s’ka marrë maksimumin e akreditimit për 6 vjet. Po 4 privatë i kanë marrë të plota pikët. Sërisht ai i Tiranës vijon të jetë ndër më problematikët, pasi ka marrë pikët minimale dhe siguron akreditim vetëm për 1 vit. Më herë kur u prezantua raporti paraprak drejtues të Rektoratit të Universitetit thanë se do ta kontestojnë e do ta çojnë dhe në Gjykatën Administrative. Kurse 4 vite kanë garantuar vetëm Universiteti publik Bujqësor dhe ai i Durrësit. Ministria Nikolla tha se proçesi ishte transparent. Inspektimet u kryen në 22 universitete private dhe në 13 publike. Akreditimi i parë lidhej me mënyrën e organizmit të punës nga ana e universiteteve. Pas kësaj etape do të nisë ajo më e rëndësishmja, që ka të bëjë me akreditimin e programeve mësimore. 

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766