INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i BERZH për korrupsioni. Shqipëria e para në rajon [FOTO]

Raporti i BERZH për korrupsioni. Shqipëria e para në rajon [FOTO]

Publikuar më: 11:23 14-12-2016

Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim në anketën më të fundit për Jetën në Tranzicion raporton se korrupsioni vazhdon të mbetet sfidë në Europën Juglindore.
Shqipëria, rezulton nga të gjithë vendet e Europës Juglindore se ka përqindjen më të lartë të të anketuarve që janë përgjigjur se kanë bërë përfituar shërbime publike përmes korrupsionit apo dhe rryshfetit.
Po siç dimë të japim rryshfet ashtu dimë dhe se si mund ta luftojmë atë.
25% e shqiptarëve të pyetur se si luftohet korrupsioni kanë dhënë si zgjidhje denoncimin në momentin që hasen me të, 21% e tyre kanë thënë se njerëzit e thjeshtë nuk mund ta zgjidhin korrupsionin dhe 40% japin si alternativë refuzimin për të paguar ryshfet si mënyrën më të mirë për të luftuar korrupsionin.
Në përgjithësi të gjitha vendet e Evropës Juglindore, raportohet se i kanë bërë këto pagesa ndaj deputetëve (47% e të anketuarve e kanë pohuar këtë fakt), zyrtarëve qeveritar (42% e të anketuarve e kanë pohuar), pushtetit lokal (39% e të anketuarve) dhe inspektorëve tatimorë (39% e të anketuarve kanë pohuar faktin).
Sipas Monitor rreth një e katërta e pagesave nëndorës në arsim duket se janë të motivuara nga dëshira për të shprehur mirënjohjen. Pagesat nëndorës ndaj policëve të trafikut, gjykatave administrative apo shërbimive të sigurisë socialë janë më së shumti të bërë prej kërkesave të shprehura apo të nënkuptuara.

berzh.png

Article Logic
Execution time: 0.0033340454101562