INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Raporti i DASH, nga Shqipëria ikën 6 investitorë amerikanë të fuqishëm[VIDEO]

Publikuar më: 15:08 06-07-2017

Në një kohë që vendi ynë ka nevojë për investitorë strategjik të fuqishëm, disa amerikanë janë larguar. Klima e biznesit në Shqipëri lë për të dëshiruar për shumë faktorë të paligjshëm, e këtë e pohon vetë Departamenti Amerikan i Shtetit i cili në raportin për Klimën e Investimeve në vitin 2017, ka theksuar se investitorët janë sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar dhe vazhdimi i praktikave të biznesit informal.
E 6 nga më të mëdhenjtë e SHBA-së janë larguar nga Shqipëria gjatë viteve të fundit pas konflikteve të vazhdueshme tregtare, madje katër nga ta kanë shkuan deri në arbitrazh ndërkombëtar. Sipas DASH, pavarësisht se ka një dëshirë për të tërhequr dhe për të mbështetur investitorët e huaj nga SHBA-të, investitorët që kanë qenë në konflikt me qeverinë shqiptare raportojnë mungesën e dialogut produktiv me zyrtarë të qeverisë, të cilët shpesh ngurrojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet para se çështja të përshkallëzohet në nivelin e arbitrazhit ndërkombëtar.
DASH rekomandon që investitorët  e SHBA-ve në Shqipëri të përfshijnë klauzola të forta të arbitrazhit të detyrueshëm kur të hartojnë marrëveshje me homologët shqiptarë.
Po në raport vlerësohet përmbajtja e legjislacioni, po zbatimi i tij dhe mekanizmat korruptivë e zbehin totalisht atë.

Article Logic
Execution time: 0.0037591457366943