INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i fundit: Shqiptarët më të uriturit në Europë!

Raporti i fundit: Shqiptarët më të uriturit në Europë!

Publikuar më: 11:52 17-09-2018

Studime të reja vijojnë të sinjalizojnë se numri i njerëzve të uritur po rritet. Një në çdo nëntë njerëz vuan urinë dhe kjo sipas  Raportit të Sigurisë Ushqimore dhe Ushqyerit në Botë për vitin 2018. Sipas këtij raporti të fundit, Shqipëria rezulton ndër të pakta vendet në botë që vuan nga forma të shumëfishta të kequshqyerjes, që nis nga kequshqimi në moshë të hershme dhe uria në një pjesë të konsiderueshme të popullatës sidomos moshat e vogla. Raporti thekson se uria ka qenë në rritje gjatë tre viteve të fundit. Ndërkohë edhe sipas raportit të përgatitur nga, Fondi Ndërkombëtar për Zhvillim Rural, UNICEF-i, Programi Botëror i Ushqimit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, tregojnë se në Evropë në dy vende njerëzit janë më të uritur sesa të tjerët dhe pikërisht në Shqipëri  me 5.5% të popullsisë dhe në Serbi me 5.6%. Studimet theksojnë se faktorët që shkaktojnë urinë, janë: varfëria, mungesa e vendeve të punës, ndryshimi i klimës, mungesa e subvencioneve në bujqësore dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike. Shumica e njerëzve të uritur vuajnë nga kequshqyerja e përditshme. Fëmijët e kequshqyer shpesh nuk janë në gjendje të mbajnë hapin me moshatarët e tyre në shkollë. Ndërkohë, uria kronike ndikon edhe në sistemin imunitar duke i bërë njerëzit më të prekshëm ndaj sëmundjeve. Duke ju referuar të dhënave të INSTAT, si qarku më i varfër në vend renditet Kukësi, i cili ka dhe numrin më të ulët të të punësuarve. Por, sipas INSTAT rritje e varfërisë është shënuar edhe në disa zona rurale të jugut të Shqipërisë. Ndërsa sipas INSTAT, Tirana është qarku me përqindjen më të lartë të të punësuarve, pothuajse në të gjitha aktivitetet ekonomike. Por shenjat janë alarmuese për rritjen e pasigurisë ushqimore dhe formave të ndryshme të kequshqyerjes. Grupi i shteteve me shumëllojshmëri problematikash në të ushqyer krahas Shqipërisë përfshin edhe Egjiptin, Libinë, Sirinë, Irakun dhe Afrikën e Jugut.

Article Logic
Execution time: 0.0023000240325928