Shqiptarët konsiderohen si kërcënimi më i madh për sigurinë e Italisë. Të paktën kështu thuhet në raportin vjetor të publikuar nga shërbimi sekret Italian.
Dhe pika ku shihet më shumë rrezikshmëria e shqiptarëve është trafiku i drogës duke mos anashkaluar edhe grabitjen, shfrytëzimin e prostitucionit dhe xhihadizmi.
‘Shqiptarët kryesojnë trafikun e drogës, funksionojnë se urë lidhëse e kalimit të drogës nga Ballkani te organiztata kriminale italiane’ shkruhet raport.
Po ashtu cilësohet se shqiptarët lëvizin më së shumti drogëra si kokaina dhe marijuana.
‘Kriminaliteti i huaj në Itali përbëhet nga grupe rusësh, nigerianësh shqiptarët, pakistanezësh. Të gjithë janë të ndarë në cështjet e jashtëligjshme’ thuhet në raport.