INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti për aktivitetin e grupeve ekstremiste. Platformat online po shfrytëzohen për rekrutime në Siri dhe Irak [VIDEO]

Raporti për aktivitetin e grupeve ekstremiste. Platformat online po shfrytëzohen për rekrutime në Siri dhe Irak [VIDEO]

Publikuar më: 14:53 30-11-2017

Platformat online janë shfrytëzuar shumë për propagandë me qëllim të bindjes së individëve të ndryshëm, sidomos të të rinjve, për t’i mbështetur grupet e ndryshme luftuese në Siri dhe Irak. Në këtë përfundim ka arritur raporti “Aktiviteti i Grupeve Ekstremiste në Rrjetet Sociale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni” i publikuar të enjten. Studimi i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë analizon se edhe individët që nuk shkojnë për të luftuar përkrah organizatave terroriste janë bërë pjesë e propagandës nëpërmjet rrjeteve sociale, duke i ofruar mbështetje ISIS-it dhe organizatave tjera aktive në Siri nëpërmjet profileve të tyre online. Raporti zbulon edhe një dukuri interesante. Individët me bindje ekstremiste bëjnë thirrje në rrjete sociale për të bojkotuar zgjedhjet në Kosovë dhe Shqipëri. Sipas tyre, Muslimanët nuk duhet të qeverisen nga të pa-fetë. Propoganda ekstremiste zhvillohet në platformat online gjerësisht. Individët të cilët mirëmbajnë këto faqe kanë aktivitete të vazhdueshme në promovimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe të xhihadistëve. Aktiviteti i faqeve të këtilla shtohet kur ndodhin sulme terroriste në botë me postime të ndryshme në përkrahje të atyre sulmeve. Kjo është vërejtur edhe gjatë sulmeve të ndodhura në Angli gjatë këtij viti, ku shumica e profileve dhe disa faqeve në Facebook i ofronin mbështetje sulmuesve.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723