INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti për Barazinë Gjinore. Rama jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Raporti për Barazinë Gjinore. Rama jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Publikuar më: 09:16 11-12-2017

Kryeministri Edi Rama publikon një lajm të mirë për Shqipërinë. Ai ka zgjedhur ta nis këtë javë me publikimin e Raportit Global për Hendeun Gjinor 2017. Rama thotë Shqipëria është përmirësuar me 24 vende, duke u ngjitur në vendin e 38 nga 144 vende të vlerësuara. Sipas kreu të qeverisë ky përmirësim vjen si rezultat i progresin të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave.
Statusi i Edi Ramës
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë që Shqipëria përmirëson me +24 vende pozicionin e saj ndërkombëtar në Raportin Global për Hendekun Gjinor 2017, duke u renditur e 38-ta në listën me 144 vende të vlerësuara, ju uroj një ditë të mbarë. Raporti nënvijëzon që ky përmirësim vjen si rezultat i progresit të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave duke kompensuar progresin e ngadaltë të së shkuarës në këtë dimension. Progres është shënuar në çdo indikator të vlerësuar dhe specifikisht në Pjesëmarrje Ekonomike dhe Mundësi, Arsimim, Shëndet dhe Fuqizim Poli”, shkruan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168