INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagimi i ashpër i AKIP pas takimit të Ramës me ricikluesit

Reagimi i ashpër i AKIP pas takimit të Ramës me ricikluesit

Publikuar më: 15:48 26-09-2016

Pas takimit të Kryeminisitrit, Edi Rama me kompanitë ricikluese, Aleancës Kundër Importit të Plehërave ka reaguar në FB.
Fillimisht duke i sugjeruar kryeministrit që të mos konsiderojë “grup interesi”, vetëm 11 përfaqësuesit e fabrikave të plehrave, por, në përputhje me ligjet në fuqi, të konsiderojë grup interesi të gjithë popullin shqiptar. E mbi të gjitha të konsiderojë grup interesi të gjitha komunitetet që jetojnë pranë fabrikave të riciklimit.
AKIP këmbëngul sërisht se ligji i miratuar së fundmi nuk është i ndryshëm nga ai i vitit 2011.
Përfaqësuest e shoqërisë civile theksojnë se pretendimet e qeverisë dhe të ricikluesve për “rrezik falimentimi” apo “mungesë lënde të parë” janë të pabazuara në fakte.
Ata shtojnë se nga pretendimi se fabrikat po punojnë me 20 për qind të kapaciteteve, sugjerohet sikur këto fabrika dëshirojnë të importojnë 80 për qind të plehrave nga jashtë vendit dhe për shkak të këtij formati komunikimi propagandistik nga ana e qeverisë, iu lind e drejta për të kryer llogari spekulative më tutje, fjala vjen, duke qenë se në Shqipëri aktualisht riciklohen rreth 250 mijë tonë mbetje në vit, atëherë sugjerohet se Shqipëria do të duhet të importojë pesë herë më shumë se kaq.
“Me dëshirën që diskutimi mbi importin apo jo të plehrave, të mos bjerë në spekulime, kërkojmë nga qeveria që të pezullojë menjëherë ligjin e miratuar dhe paralelisht, të nisë një proçes konsultimi publik të vërtetë dhe transparent, në përputhje me ligjet për Njoftimin dhe Konsultimin Publik dhe në përputhje me Konventën e Aahrusit,” shkruhet në deklaratë.
Komunika mbyllet e me një thirrje për qytetarët që janë kundër plehërave: AKIP i bën thirrje popullit shqiptar të na bashkohen në protestën e madhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë më 1 tetor 2016.”

Article Logic
Execution time: 0.003605842590332