INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagimi i Avokatit të Popullit për dhunën ndaj grave

Reagimi i Avokatit të Popullit për dhunën ndaj grave

Publikuar më: 15:25 08-06-2016

Pas rasteve të dhunës së grave dhe vajzave në vendin tonë të shfaqura së fundmi dhe me video, ka reaguar Avokati i Popullit. Totozani thotë se dhuna ndaj gruas është një betejë e vështirë që duhet fituar dhe drejtësia duhet të flasë përmes ligjit për këtë ushtrues dhune në familje.
Sipas Igli Totozanit, pamjet kur një burrë dhunon ish bashkëshorten në sy të fëmijëve janë ngjarje shokuese, të dënueshme si vepër penale, por janë edhe sjellje të pa tolerueshme për çdo shoqëri.

Pjesë nga reagimi i Totozanit:

"Ato demonstrojnë dhunën që ushtrohet në shumë familje shqiptare, që fatkeqësisht në një pjesë të rasteve nuk denoncohet. Drejtësia duhet të flasë përmes ligjit për këtë ushtrues dhune në familje, që nuk heziton të zbrazë instiktet e tij agresive edhe në sy të fëmijëve të mitur. Agresori I. P. që pamë në atë video shokuese nuk është i vetmi që guxon të dhunojë gratë. Janë shumë gra shqiptare, sot, të cilat jetojnë nën terrorin e dhunës fizike apo psikologjike të burrave të tyre. Ndaj të gjithë së bashku kemi detyrimin të ngrihemi dhe të kundërshtojmë fort këtë model të shëmtuar, që vret dhe sakaton njeriun e pafajshëm, por shkatërron edhe familjen e të ardhmen e fëmijëve".

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549