INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagimi i Tahirit për KLD, do ti denoncoj për pasuritë...

Reagimi i Tahirit për KLD, do ti denoncoj për pasuritë...

Publikuar më: 12:50 13-06-2016

Dy ditë, pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë, deklaroi se ka bërë kallëzim penal për Ministrin e Brendëshëm, me pretendimin se ka kërcënuar gjyqtarin Arjan Aliaj vjen dhe reagimi i Tahirit. Ai e konsideron të papreçedentë këtë vendim dhe  shtoi se nuk heq dorë nga ato që ka thënë deri tani. Sipas tij KLD, është Këshilli i Lartë i Pasurisë dhe Padrejtësisë dhe se Bujar Nishani dhe Gjin Gjoni nuk i mbyllin dot gojën, pasi nuk  ka gënjyer për Arjan Aliun.

Pjesë nga fjala e Tahirit:


KLD ka vënë një bast për të cilin jam gati ta përball përsa kohë besoj dhe do vijoj të besoj se kam të drejtë të ngre zërin për gjyqtarë e prokurorë, që janë peng i mëkatarëve të tyre dhe sot kanë imunitet politik. Rasti që kam denoncuar publikisht dhe për të cilin KLD është angazhuar në një kallzim penal të paprecendetë në historinë e marrëdhënieve ndërinstitucionale  ka të bëjë me gjyqtarin Arjan Aliaj. Nuk kam gënjyer për gjyqtarin. Jo me 1, por me 1 milionë padi penale unë nuk ma mbyllin gojën. Do i denoncoj emër për emër fytyrë për fytyrë sa të kemë frymë. 5 miliardë e 760 milionë lekë është pasuria e deklaruar e të gjithë anëtarëve të KLD-së. Këta miliarderë në KLD që kanë një pasuri të deklaruar kanë konsumuar një akt të pareprecedentë.

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223