Universitete janë boshatisur sot. Profesori i Historisë Romeo Hanxhari ka befasuar sot me reagimin kur ka shkuar në auditor dhe e ka gjetur sallën e boshatisur.
Reagimi i tij:
“Auditoret bosh dhe oborri i Fakultetit që vlon nga zëri i fortë i studentëve të revoltuar, është pamja më emocionuese që mund të shohë një njeri i dashuruar me lirinë dhe dinjitetin. I falenderova studentet e Fakultetit tonë që më dhanë fjalën me megafon tani në oborr. U thashë studentëve tanë të mrekullueshem që ajo pamje ishte pamja me e bukur e oborrit që prej 27 vjetesh kur kam filluar pedagog. U thashe atyre qe "unë s'mund t'ju them hapur të lini mësimin, por po ju përsëris një shprehje të madhe të një njeriu të madh e cila tregon hierarkinë e sakrificës: "për dashurine jap edhe jetën, por për lirine jap edhe dashurinë". Tani dhe më vonë në jetën tuaj ndihuni të lirë të zëvendësoni çdo fjalë tjetër në këtë shprehje, u thashë, por mos e zëvendësoni kurrë fjalën LIRI!”