INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon ashpër Jozefina Topalli:

Reagon ashpër Jozefina Topalli: "Basha, Don Kishoti i Servantesit"

Publikuar më: 13:34 10-09-2017

Ish deputetja e PD-së Jozefina Topalli ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook kundër Lulzim Bashës duke u shprehur se është familja e Bashës dhe bashkëshortes së tij që kontribuan në zgjedhjen e Gramoz Ruçit.

Sipas saj votimi i Ruçit është një marrëveshje midis Ramës dhe Bashës.

Ajo thekson gjithashtu se vendi është pa opozitë.

STATUSI I PLOTË
Kjo nuk eshte Partia Demokratike!
Vendi eshte pa opozite!
Menjehere pas betimit si deputete, lista e deputeteve e familjes se Lulzin Bashe Isufit, kontriboi ne zgjedhjen me 80 vota te Gramoz Rucit, Kryetar te Kuvendit te Shqiperise, 27 vite pas rrezimit te komunizmit.

Reagimi i demokrateve ne rrjetet sociale ka qene nje fortune.
Dikush i shkruante: “Nuk besoj te kete votuar Lule Basha per Rucin se do ishte nepotizem”.
Dikush tjeter “Hera e pare ne historine e vendit qe nje opozite jepet me koncesion nga nje sharlatan”.

Tjetri:”Nese ky lajm eshte i vertete dhe jane shitur qysh sot 3 deputete te opozites, atehere nuk eshte faji i Edvinit por i PD qe i eshte thyer busulla morale”.

Te tjere:” Do behesh Kryeminister ti?! Ty te vjedhin votat ne Parlament.”

Nese ambasadori amerikan bojkotoi Rucin po ti pse nuk e bojkotove?”
Ne fakt une nuk u habita qe lista e lulit votoi Ruçin.
Prej shume vitesh, Luli nuk me zhgenjen per asgje: Nuk me zhgenjen:
– as kur qan me lot krokodili per te vraret e diktatures;
– as kur betohet per opozite ballore dhe flirton me Ramen;
– as kur proteston per voten e lire, hyn ne qeveri me pm Ramen dhe vete vjedh votat brenda PD;
– as kur con PD ne humneren me minus 230 mije vota dhe thote realizuam nje fitore morale;
as kur voton Ruçin e fill pas kesaj i bashkohet atyre qe protestojne kundra ketij te fundit;

– as kur therret me sherbetoret e tij gaztore se ia vodhen 3 vota nen reflektoret e dritave te seances parlamentare, nen xhrimin e 20 kamerave ne transmetim direkt, ne sy te 3 milion shqiptareve dhe me prezencen e pothuaj gjithe trupit diplomatik.; As kur e shet dhe e rishet ate qe ka mbetur nga PD.
Luli nuk me zhgenjen kur thote ekzaktesisht te kunderten e asaj qe do beje.
Luli luan te gjitha rolet ..teatrale.

Por ai luan dhe role serioze – Nga Zhulieta e Shekspirit, Don Kishoti i Servantesit… .deri tek kryetari i “opozites” dhe nuk ka frike se behet Lul Komiku.

Lulin dhe familjen e tij Isufi nuk e lidh asgje me PD.
Ata nuk kane patur kurre lidhje me kete force politike deri ne 2005.
Dhe qe nga ky vit, ai vetem e ka vjedhur ate deri me:

17-18 maj kur kreu aktin e tradhetise ndaj demokrateve;
me 21 maj kur shpalli si Sulltan Bashe Isufi listen e familjes dhe klienteve te saj;
me 22 korrik kur vodhi karrigen e kryetarit dhe vulen e PD permes fallsifikimit te votave e pjesemarrjes.

E deri dje, kur i dhuroi Rucit 3 vota nga lista e tij.
Kur kryetari shet vendet e listes se deputeteve, edhe deputetit i duket se ka te drejte te shese voten e tij.

3 muaj me pare Luli çertifikoi shkrirjen e se djathte . Dje “opozita” e tij votoi simbolin e komunizmit. Jo miq, nuk ka humbur dje busullen morale PD.

Kjo nuk eshte PD. Vendi eshte pa opozite.

Edvin Rama nuk ik nga pushteti sa kohe ne krye te opozites do jete çuni i tij i mire.
Demokratet duhet te largojne Lulzim Bashen nga karriga e uzurpuar me vjedhje e fallsifikim votash, pas shitjes qe i beri Pd dhe rezultatit katastrofik te 25 qershorit.

Article Logic
Execution time: 0.0033631324768066