INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon LSI për negociatat me BE-në: Rama të iki një orë e më parë

Reagon LSI për negociatat me BE-në: Rama të iki një orë e më parë

Publikuar më: 16:49 27-06-2018

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama i ka dhënë përgjigje sot akuzave të kryeministrit Rama, për t’ja faturuar dështimin total me negociatat opozitës dhe ka theksuar se sot vendi ka emergjent një pak kombëtar për integrimin.

Në një deklarate për mediat, ai ka theksuar se kryeministri duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë dhe të mos mbajë peng shqiptarët, pasi “shqiptarët janë i vetmi popull në Evropë që nuk e meritojnë qeverinë që kanë”.

“Ky eshte realiteti, nuk mund t’i fshihemi atij, ka nje fajtor, Rama. Nese i ka mbetur ndonje ndjenje pergjegjshmerie perballe interesave te vendit te jape dorehqjen dhe te ike nje ore e me pare”- tha ai.

Sipas Luan Ramës, përpjekja djallëzore për të fshehur gjithë këtë dështim pas akuzave të Ramës për të ashtuquajturën esadizëm të ri të Shqipërisë nuk është tjetër vetëm shprehje e arrogancës, verbërisë politike dhe papërgjegjshmërisë për t’ja faturuar kostot e qeverisë së krimit opozitës duke bërë një qasje të papërgjegjshme.

“Meritën e ndikimit kaq të madh në vendimmarrjen e ministrave të jashtëm në BE do të thotë të fyesh dhe tallës Këshillin Evropian, ata kanë institucione që punojë dhe asistojnë këtu dhe nuk kanë nevojë për zërin e opozitës. Vendimi për të mos çelur negociatat, fakt është reflektimi i sjelljes së papërgjegjshme në aventurë me interesat e vendit nga ana e qeverisë shqiptare. LSI e ka bërë të qartë që do të ishte e udhës të mbërrihej në një pakt kombëtar që të kishte prioritet vetëm integrimin evropian të vendit. Gjetëm arrogancë, abuzivizëm shpifje, fyerje dhe ditë pas dite ngjarje të rënda që dëshmojnë lidhjet dhe varësinë e qeverisë ndaj krimit të organizuar dhe vënien në shërbim të grupeve kriminale, ajo që duhet të bëjmë së bashku është të fokusohemi të prioritetet dhe për të kthyer në sjellje të qëndrueshme dhe transparente ndëshkueshmërinë”- tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.003270149230957