INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Referendum historik në Maqedoni. 1.8 milion votues vendosin sot për emrin

Referendum historik në Maqedoni. 1.8 milion votues vendosin sot për emrin

Publikuar më: 08:12 30-09-2018

Mbahet sot në Maqedoni referendumi për marrëveshjen e emrit me Greqinë. Prej orës 7 të mëngjesit të kësaj të diele, në Maqedoni janë hapur qendrat e votimit, për referendumin i vlerësuar si historik për të ardhmen euroatlantike të vendit.
Rreth 1.8 milion qytetar me të drejtë vote janë ftuar t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”. Votimi zhvillohet në 3.480 vendvotime, të cilat janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit ndërsa do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes. Referendumi ka karakter konsultues, por bazuar në dispozitat kushtetuese, dalja në referendum duhet të jetë mbi 50 për qind të trupit të përgjithshëm votues, edhe pse për këtë ka pasur debate e interpretime të ndryshme, nëse me daljen eventuale nën 50 për qind do të konsiderohej i dështuar ose jo. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka akredituar 11.907 vëzhgues vendor, 493 vëzhgues dhe 194 përkthyes të huaj. Përveç vëzhguesve dhe gazetarëve vendas, KSHZ njoftoi se ka akredituar edhe 83 gazetarë nga 32 media ndërkombëtare, ndërsa shumë te tjerë janë refuzuar pasi kanë aplikuar jashtë afatit ligjor.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998