Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Evropian dhe Zëvendes Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini ka bërë një deklaratë në lidhje me reformën në drejtësi duke theksuar se duhet një reformë gjithëpërfshirëse dhe e thellë në sistemin gjyqësor. Ajo bëri thirrje që reforma në drejtësi të votohet me 2/3 e votave dhe miratimi i kësaj reforme është përgjegjësi e çdo deputeti për votën që do të japë. Miratimi i reformës, sipas Mogherinit, mund të hapë rrugën për një fillim të ri për vendin dhe “ne presim nga të gjitha forcat politike që në raundin përfundimtar të konsultimeve gjatë ditës së nesërme të miratojnë propozimet”.