INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në drejtësi, Rama: Ska kohë, PD të tërhiqet nga

Reforma në drejtësi, Rama: Ska kohë, PD të tërhiqet nga "vendet e rezervuara"

Publikuar më: 14:11 13-06-2016

Pas një paradite të ngjeshur me takime, ku priti në zyrë jo vetëm aleatin  e tij kryesor Ilir Meta por dhe ambasadorët Lu e Vllahutin, Edi Rama doli në një deklaratë për mediat. Natyrisht reforma nëdrejtësi ishte dhe qëllimi i kësaj daljeje, ku Kryeministri Edi Rama ka përsëritur apelin drejtuar opozitës që ti bashkohet reformës në drejtësi. Por në të kundërt maxhoranca ka një tjetër plan.

Edi Rama:
“PD i ka braktisur pozicionet e mëparshme për reformën në drejtësi. Sipas tyre, opozita duhet të mbrojë sistemin nga kapja. Ne i kemi ofruar opozitës dy të tretat. Nuk ka perëndi që të kapë drejtësinë me një formulë të tillë, ku opozita ka pjesën e saj. Por nëse opozita do të na detyrojë ta votojmë draftin të vetëm, ne do ta votojmë atë pa asnjë lëkundje”.
Kompromisi që kërkon kjo reformë vjen vetëm në rast se opozita ndryshon qëndrim për “vendet e rezervuara”.
Edi Rama:
“Kemi punuar dhe po punojmë për një zgjidhje që të përshtasë nevojat e përfshirjes substanciale të opozitës, sipas rekomandimeve të Venecias. Zgjidhja është e mundur për PD, nëse ajo lëviz nga pika e vendeve të rezervuara”.

Shefi i qeverisë ka sqaruar se reforma parashikon katër institucione të reja, të cilat, siç tha ai, do t’i nënshtrohen një “radiografie” të mirëfilltë për përzgjedhjen e funksionarëve të tyre.
Ai ka ftuar opozitën të kthehet në komision për të vazhduar procesin, “sepse nuk ka më asnjë orë për të humbur”, por ka dhënë edhe një paralajmërim.

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105