INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në drejtësi/ Takimi Rama-Basha drejt dështimit, Rama tërhiqet dy ditë para takimit

Reforma në drejtësi/ Takimi Rama-Basha drejt dështimit, Rama tërhiqet dy ditë para takimit

Publikuar më: 12:50 04-06-2016

Dy ditë para takimit me kreun e opozitës, Lulzim Basha, kryeministri Rama ka dhënë sinjale për arritjen e një konsensusi sa i përket reformës në drejtësi.

Duke folur në Asamblenë e Gruas Socialiste, ai shprehu dakordësi për zgjedhjen me 2/3 e votave në Kuvend të krerëve të institucioneve të sistemit të drejtësisë, një pikë e kërkuar me ngulm nga PD-ja.

“Thanë do na i kapë sistemin Edi Rama. Duan 2/3. Dakord, ne jemi gati me 2/3. Ne nuk duam ta kapim, por duam ta çlirojmë sistemin e drejtësisë nga kthetrat që e kanë kapur. Ne nuk kemi kthetra, sepse po të kishim disa në Parlament nuk do të ishin në Parlament”, u shpreh Rama.

Sipas Lapsi.al, përtej deklaratave, më shumë pritet të zbardhet pas takimit të së hënës në orën 17:00 mes Ramë e Bashës në Pallatin e Kongreseve.

Article Logic
Execution time: 0.0023009777069092