INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma zgjedhore/ PD, qeveria po minon reformën

Reforma zgjedhore/ PD, qeveria po minon reformën

Publikuar më: 16:36 18-12-2018

Socialistët kanë vendosur që të çojnë në Kuvend Reformën zgjedhore, një votim i cili në fakt kërkon konsensus politik. Por opozita ka reaguar ashpër duke i cilësuar amendamentet e qeverisë si minim të procesit të reformës zgjedhore. 

Reagimi i PD:
“Me paraqitjen e draftit të njëanshëm të amendamenteve të Kodit Zgjedhor, PS në mënyrë të përsëritur po minon reformën zgjedhore. Ky akt tregon qartë se i vetmi qëllim i PS është të sabotojë reformën zgjedhore.
Parlamenti mund të votoje vetëm amendamente që miratohen nga Komisioni i Reformës Zgjedhore. Veprimi i sotëm i Partisë Socialiste ka si qëllim vetëm prishjen e urave të konsensusit për rregulla loje që pamundësojnë ripërtëritjen e shkeljeve dhe manipulimeve të zgjedhjeve që konstatoi raporti i OSBE-ODIHR në vitin 2017.
Reforma zgjedhore ka konstatuar se problemet kryesore të zgjedhjeve janë pasojë dhe përgjegjësi e qeverisë.
Asnjë përpjekje nuk është bërë nga qeveria për të zgjidhur problemin e 1.4 milion letërnjoftimeve që u skadon vlefshmëria deri në ‎datën e zgjedhjeve 30 qershor 2019, që përbën shumicën dërrmuese të zgjedhësve aktivë.
Asnjë përpjekje reale nuk është bërë nga qeveria për të vënë në jetë projektin pilot të votimit elektronik, si një mjet kundër mashtrimeve zgjedhore.
Asnjë përpjekje nuk ka në plan qeveria kundër presionit mbi administratën dhe abuzimit me burimet shtetërore siç rekomandon ODIHR.
Asnjë përpjekje nuk është bërë për sistemin e plotë dhe të saktë të adresave, mungesa e të cilit vazhdon të lejojë manipulimin e listave të zgjedhësve duke importuar zgjedhësit nga një qytet në tjetrin.
Asnjë masë nuk është marrë që policia e shtetit të garantojë që kriminelët të mos prishin procesin, në të njëjtën kohë të mos bëhet vetë ajo palë e manipulimit dhe presionit”.
Demokratët thonë se amendamentet e shumicës në fakt synojnë të fshehin mosveprimin e qëllimshëm të saj për këto probleme. 

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885