INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Regjistrimi i Bindjes nga KQZ, reagon PD: I paligjshëm, Patozi patericë e Ramës

Regjistrimi i Bindjes nga KQZ, reagon PD: I paligjshëm, Patozi patericë e Ramës

Publikuar më: 13:33 27-04-2019

Partia Demokratike ka reaguar duke e cilësuar të paligjshëm regjistrimin e Bindjes Demokratike në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Përfaqësuesi i PD në KQZ Ivi Kaso, shprehet përmes një postimi se me regjistrimin e saj u shkel haptazi ligji, dhe u ndryshuan rregullat e lojës, në mënyrë që partia e Patozit të futen në zgjedhje.

Postimi i Kasos

Arsyeja pse Edi Rama vendosi qe te uzurponte KQZ, duke emeruar ne kundërshtim me ligjin 4 anetare nga PS, eshte qe, sa here ka zgjedhje, te shpikë rregullat e lojes sipas qejfit. Sot vendosi te rregjistroje Bindjen si opozite fasade, si patericen e tij ne zgjedhje me synimin per te zbehur mungesen e opozites se vertete.

Vendimi i paligjshem dhe politik i shumices se Rames ne KQZ eshte nje tjeter prove per opoziten se Edi Rama eshte armik i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Sot KQZ ka vendosur te regjistroje si parti politike ne zgjedhje, nje subjekt qe ligjerisht nuk konsiderohet parti politike, per shkak se vendimi i regjistrimit i shkalles se pare nuk ka marre forme te prere. KQZ, ka rrezuar edhe qendrimin e vet te meparshem per kete ceshtje, kur ne nje rast identik me votim 7 me 0 kishte vendosur mosregjistrimin e subjektit ne zgjedhje.

Rama e ka te kote. Populli ka vendosur qe ne daten 30 qeshor nuk ka per te patur zgjedhje!

Article Logic
Execution time: 0.0026049613952637