INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Regjistrohet viktima e parë nga virusi më i ri në Kinë: Ja çfarë duhet të dini rreth Hantavirusit

Regjistrohet viktima e parë nga virusi më i ri në Kinë: Ja çfarë duhet të dini rreth Hantavirusit

Publikuar më: 17:24 24-03-2020

Prej ditësh Kina po rikuperohet dhe po i rikthehet jetës normale pas betejës së ashpër me Coronavirusin që lindi në provincën e Wuhanit rreth 3 muaj më parë.

Por, mesa duket nuk ka qetësi për Kinën, pasi së fundmi një virus tjetër që po përhap panik tek kinezët, këtë herë në provincën e Yunnan, ku një njeri ka vdekur


Hantavirus është emri i virusit me të ri, i cili shkaktohet nga minjt dhe sipas Global Times, viktima e parë nga ky virus ishte duke shkuar për në provincën Shandong me një autobus, ku ndodheshin edhe 32 persona të tjerë, të cilët u janë nënshtruar testeve.


Por, çfarë është Hantavirusi?

Sipas Qendrave të Kinë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Hantaviruset janë një familje e viruseve të përhapura kryesisht nga brejtësit dhe mund të shkaktojnë sindromat e larmishme të sëmundjes tek njerëzit në të gjithë botën.

Hantaviruset në Amerikë njihen si “Bota e Re” dhe mund të shkaktojnë sindromën pulmonare hantavirus (HPS), teksa Hantaviruset e tjera, të njohura si “Bota e Vjetër”, gjenden kryesisht në Europë dhe Azi dhe mund të shkaktojnë ethe hemorragjike me sindromën renale (HFRS).

Nga se shkaktohet Hantavirusi?

Autoritetet kineze thonë se çdo Hantavirus ka një specifik të brejtësve dhe është përhapur te njerëzit përmes virusit ‘aerosolized’ që shpërndahet përmes urinës, feçes dhe pështymës, dhe më rrallë nga një kafshim i ndonjë brejtësi.


Shërbimi i Shëndetit Publik në Kanada thotë se sëmundja mund të shkaktohet nga thithja e grimcave të virusit nga urina e brejtësve ose pështyma.

Sëmundja mund të shkaktohet kur një person bie në kontakt me virusin duke prekur objektet ose duke ngrënë ushqim ose pështymë që është lëshuar në ajër dhe pretendohet se një kafshim miu mund të shkaktojë sëmundjen në rrethana të rralla.

Cilat janë simptomat e Hantavirusit?

Hantavirus ka një periudhë të shkurtër inkubacioni dhe mund të rrijë te një njeri nga një deri në tetë javë.

Simptomat përfshijnë: ethe, lodhje dhe dhimbje muskujsh, të dridhura të trupit, dhimbje barku, dhimbje koke, marramendje, vjellje, të vjella dhe diarre.

Në një fazë paraprake, mushkëritë e një personi të infektuar mbushen me lëng dhe viktima ka vështirësi në frymëmarrje.

Si përhapet Hantavirusi?

Njerëzit mund të infektohen nga Hantavirusi kur të bien në kontakt me brejtësit që mbartin virusin dhe sëmundja nuk mund të kalohet nga një person në tjetrin.

Mund të kontraktohet nëse dikush prek sytë, hundën ose gojën pasi prek copëzat e brejtësve, urinën ose materialin fole. /gazetareforma

Article Logic
Execution time: 0.0039050579071045