INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
RENEA operacion blic në Elbasan, arrestohen punonjës të administratës dhe dy gazetarë

RENEA operacion blic në Elbasan, arrestohen punonjës të administratës dhe dy gazetarë

Publikuar më: 13:12 14-06-2019

Forcat speciale të RENEA-s kanë ndërmarrë një aksion blic gjatë natës i cili ka zgjatur deri mëngjesin e sotëm , me kontrolle të shumta në qytetin e Elbasanit në lagjet e konsideruara problematike. Forcat RENEA kanë kontrolluar mbi 20 banesa dhe biznese në disa lagje të Elbasanit, mes tyre të Çapajve. Report Tv bën me dije se janë shoqëruar 50 persona mes tyre dhe Ardjan dhe Florec Capja si dhe 2 gazetar.

Sipas informacioneve të RENEAS disa nga të arrestuarit janë punonjës të administratës dhe akuzohen për shpërdorim detyre.

Ndërhyrja blic në Elbasan është bërë në kuadër të operacionit 'Forca e Ligjit' ndërsa ka shumë pak detaje mbi shoqërimet. Operacioni ka nisur në orën 03:00 të mëngjesit dhe ka zgjatur deri në 09:00, ndërsa policia e Elbasanit është mbajtur larg për shkak të frikës nga dekonspirimi.

Article Logic
Execution time: 0.0033071041107178