Një aksident në Kashar ka sjell trafik të rënduar në autostradën Tiranë - Durrës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00, në pikën e trafikut ku qytetarët po nxitojnë për në punë. IN TV siguroi fotografitë e para të aksidentit, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale, e sigurisht dhe stres për të gjitha ata që u bllokuan për rreth 30 minuta në trafik.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka bërë të mundur dhe zhbllokimin e situatës.