INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Report In: Maturanët më të mirë mbeten pa universitet. Zbuloni arsyet...

Report In: Maturanët më të mirë mbeten pa universitet. Zbuloni arsyet...

Publikuar më: 11:50 06-09-2016

Një nxënëse shumë cilësore nga Rrësheni ka humbur mundësinë për të nisur shkollën e lartë. Po si ajo janë më qindra në të gjithë vendin. Në Report In ka mbërritur një denoncim ku E. N, vajza nga Rrësheni sqaron se në shkollën e mesme të këtij qyteti, Bardhok Biba kanë fituar të drejtën për të ndjekur arsimin e lartë vetëm tre maturantë dhe që këtu kuptohet qartë se diçka nuk ka funksionuar në sistem. Ajo bën të qartë se shkolla, ku ajo përfundoi arsimin e mesëm ndër vite është mbajtur si nga më të mirat në vend dhe çdo vit në universitete shkonin të paktën 50% e maturantëve. E. N sqaron se ajo ka përfunduar maturën me mesatare 9.6 dhe provimet e maturës dhe lëndët preferenciale me 8.7, po për fat të keq nuk ka mundur të fitojë në asnjë nga degët e fakultetve, ku ka aplikuar.

Me sa shkruan maturantja ka mundur të humbë të drejtën për arsim të lartë për faktin se lëndë preferenciale që ajo ka zgjedhur të japë nuk janë përputhuar me listën e atyre që kanë nxjerrë me vonesë, vetë fakultete dhe siç thotë ajo mund të jetë vlerësuar edhe me 0 pikë. Vajza ka aplikuar tek degët e Fakultetit Ekonomik, tek ato të Filologji Histori, Gjuhët e Huaja dhe tek Shkencat Sociale, pra në 10 degë. Ndërsa sipas saj shumë të tjerë me nota më të ulta se ajo në shkollën  e mesme dhe në provime janë favorizuar në mënyrë rastësore nga lista e lëndëve me zgjedhje, pasi kanë zgjedhur ato me pikë më të larta.

Kjo amulli, që denoncon e reja nga Rrësheni është krijuar për faktin se vetë Universiteteve këtë vit iu dha e drejta të merren me përzgjedhjen e studentëve në universitete. Kjo lëvizje e re e Ministrisë së Arsimit dhe vonesat që e vetë ky institucion krijoi në miratimin e kuotave me sa duket i gjeti të papërgatitur Universitete të cilët me sa duket kanë gabuar duke lënë jashtë studentët e mirë dhe duke pranuar ata më të dobtit.

Me sa fat do të jenë Universitete privat, pasi kontigjenti i studentëve të mirë me sa duket këtë vit të ri akademik do tu kalojë atyre!

Article Logic
Execution time: 0.0040328502655029