INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
REPORT IN: Nxënësit në ditën e parë të shkollës ende pa libra

REPORT IN: Nxënësit në ditën e parë të shkollës ende pa libra

Publikuar më: 10:34 13-09-2016

In tv e parashikoi se shumë nxënës do të nisin vitin e ri shkollor pa setin e plotë të teksteve dhe kjo tashmë është fakt. Burokracitë dhe vonesat në tenderat e pullës së sigurisë janë pasoja që ende nuk kanë marrë zgjidhje, pasi sot ende në libraritë ku shiten tekstet shkollore vijojnë të shkojnë prindër që mbajnë rradhë për të marrë librat për fëmijët e tyre.
E kjo foto e dërguar nga disa prindër në REPORT IN, flet qartë, pasi në këtë librari marrin tekste shkollore nxënësit e shkollës 9 vjeçare - Vasil Shanto. Është paradoksale që prindërit të qëndrojnë në rradhë e nxënësit të shkojnë në banka me çantat bosh. Disa nga tekste nuk kanë dalë ende, thonë prindërit, por dhe ato që kanë shkuar nëpër librari kanë qënë me numër të kufizuar ndaj ata kanë shkuar disa ditë me rradhë për ti marrë librat e mbetur.

Ministria e Arsimit pak ditë më parë tha se ka kohë për pajisjen e nxënësve me libra dhe grantoi se deri në nisjen e vitit shkollor librat do të kenë dalë nëpër librari, po sot që shkolla nisi situata vijon njëlloj në librari ka ende prindër që mbajnë rradhën.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939