INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reporterët pa kufij: ‘Të mbrohet Klodiana Lala’

Reporterët pa kufij: ‘Të mbrohet Klodiana Lala’

Publikuar më: 08:28 31-08-2018

Sulmi me kallashnikov në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala ka ngjallur reagim të fortë edhe nga Organizata ndërkombëtare “Reporterët pa kufij”.

Në qëndrimin zyrtarë të tyre “Reporterët pa kufij” thotë se dënon sulmin me armë ndaj gazetares Klodiana Lala dhe se autoritetet duhet ta mbrojnë gazetaren.
Reporterët pa kufij:
“RSF dënon sulmin me kallashnikov në shtëpinë e Klodiana Lala, një reporterë investigative që mbulon krimin e organizuar në Shqipëri. Autoritetet e kanë për detyrë ta mbrojnë atë dhe të dënojnë sulme të tilla”.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së enjtes, ku persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me kallashnikov banesën e prindërve të gazetares që mbulon lajmet në fushën e drejtësisë dhe aktualitetit, Klodiana Lala.
Ndërsa në qëndrimin e saj publik gazetarja Lala thotë se sulmi me armë zjarri vjen për shkak të punës së saj si gazetare.
Klodiana Lala:
“Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës time si gazetare. Këtë profesion e kam ushtruar me ndershmëri e profesionalizëm ndër vite, e do vazhdoj ta ushtroj këtë detyrë me të njëjtin përkushtim, pavarësisht gjithçkaje.
Po ju flas në emrin tim dhe të familjarëve të mi. Jemi mirë, asnjëri prej nesh nuk është lënduar. Megjithatë, jemi të tronditur nga ngjarja. Duke i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, ju siguroj se unë dhe familjarët e mi, nuk kemi asnjë konflikt personal”.

Article Logic
Execution time: 0.0039520263671875