Ish Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka ngritur sot shqetësim ku sipas tij, MAS po tallet me studentët që aplikojnë për studimet Master.
Kaosi me pranimet e maturantëve në studimet universitare, do të pasohet, siç duket, me një kaos tjetër, atë të pranimeve në ciklin e dytë të studimeve universitare Master.
“Shihni udhëzimin në link. Mban datën e djeshme, 7 tetor, dhe thotë që aplikimet në universitetet publike fillojnë më datën 7 tetor! A nuk është kjo tallje dhe arrogancë? Si mund të sillet një ministri dhe një qeveri me kaq arrogancë me maturantët, studentët dhe familjet e tyre? Si mund të lëshohet udhëzimi për pranimin e studentëve në studimet Master vetëm 10 ditë pune përpara datës 20 tetor, datën kur fillon viti akademik!
Udhëzimi nuk thotë asgjë për kriterin e gjuhës së huaj për kandidatët që aplikojnë për studimet “Master i Shkencave”!! Çfarë fshihet pas kësaj? Apo ministrja do të thotë prapë “nuk dimë gjë, e dinë vetë universitetet”!?”, përfundon Tafaj.