Ashtu si çdo fundjavë edhe këtë të dielë një situatë kaotike është krijuar në aksin rrugor Radhimë-Vlorë. Prej disa orësh rruga bregdetare apo siç njihet tashmë si Lungomare ka qenë e mbingarkuar nga makinat e pushusve, ku prej orës 18:00 nuk ka lëvizur rreshti i makinave i cili ka kaluar Orikumin tashmë. Qytetarët janë stresuar dhe shqetësuar njëkohësisht dhe sikur mos të mjaftonte ky trafik i rënduar, mali mbi Radhimë është përfshirë nga flakët e po digjet para syve të pushuesve, siç duket nga fotot e ardhura për ReportIn.