Mijëra qytetarë protestuan ditën e djeshme në lidhje me ligjin e miratuar në Kuvend për importimin e plehrave në Shqipëri. Një problem që duhet sigurisht duhet të trajtohet si çdo problem tjetër, dhe për këtë arsye ka qenë në qendrën e zhvillimeve ditët e fundit. Për fat të keq mbetjet e shumta në vendin tonë derdhen në lumenj dhe det, që do të thotë se ne rrezikojmë sëmundje të ndryshme nga plehrat tona. Një rast i tillë është denoncuar në redaksinë e intv.al për ReportIN’, ku vërehet qartë se si është gjendja në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Para se të importojmë plehra, fillimisht duhet të menaxhojmë e të riciklojmë këto që kemi e nuk i përballojmë.