Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë prej disa ditësh gjithë vendin kanë sjellë reshje bore edhe në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.
Reshjet e shumta të dëborës kanë mbuluar vendin dhe “kartolinat” që na vijnë nga qytetet të ndryshme na bëjnë ti adhurojmë.
Këtë herë bora ka zbardhur dhe zonën e Lumit të Vlorës, pamjet e të cilit iu sjellim mëposhtë:
Pamjet e mëposhtme vijnë nga Llogaraja, ku mbizotërojnë drerët dhe bardhësia janë thjeshtë fantastike.
Pamjet që shihni mëposhtë vijnë nga Delvina, që për vitin e dytë radhazi mbulohet nga dëbora.
Kjo kartolinë fantastike vjen nga fshatin e Dhërmiut ku dëbora ka mbuluar thuajse çdo gjë…edhe detin vetë, duke na dhënë përshtypjen e një piste patinazhi.
Qyteti i Korçës prej ditësh është mbuluar nga dëbora dhe pamjet sigurisht që janë mahnitëse.