INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reshjet e dendura, situatë emergjente në Bashkinë e Selenicës

Reshjet e dendura, situatë emergjente në Bashkinë e Selenicës

Publikuar më: 18:21 30-11-2017

Deputetja e Vlorës, Nada Meçorapaj po ndjek situatën nga përmbytjet në këtë qark. Situatë emergjente është në Bashkinë e Selenicës, ku rrezikon të shembet Ura e Gjormit. Shkak për shembjen e Urës është marrja pa kriter e inerteve prej firmës “Arifaj”, e cila po ndërton rrugën e Lumit të Vlorës. Në disa njësi të Bashkisë së Selenicës, në Sevaster, Brat dhe një pjesë e Vllahinës mungon energjia elektrike që mbrëmjen e të mërkurës. Gjithashtu, ka shkarje dherash në disa rrugë që lidhin fshatrat, ndërsa aksi Velçë- Selenicë është i bllokuar.
Deputetja Nada Meçorapaj dhe Kryetari i Bashkisë Përparim Shameti i kërkojnë qeverisë qëndrore të ndërhyjë për normalizimin e situatës. Deri tani situata është përballuar nga mjetet e bashkisë, por nëse reshjet vazhdojnë të jenë të dendura, siç janë parashikimet, situata bëhet e papërballushme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039701461791992