INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Revoltohet deputeti i PS, 'Në Rinas na heqin edhe rripat e pantallonave, kurse grabitësit…'

Revoltohet deputeti i PS, 'Në Rinas na heqin edhe rripat e pantallonave, kurse grabitësit…'

Publikuar më: 13:18 10-04-2019

Grabitja e 10 milionë eurove dje në Rinas është bërë objekt diskutimit sot në Komisionet Parlamentare. Deputeti socialist, Paulin Sterkaj ka folur me tone shumë kritike për masat që duhet të marrë koncensionari që të mos përsëriten ngjarje të atilla.

Reagimi i Paulin Sterkajt

Jo e ka fajin koncesoniari, jo policia private. Paret ikën. Njerëzit u vranë. Kush e ka fajin? Ne kemi votuar një prokuror të përgjithshëm. Pse? Nuk paska asnjë kompetencë? Tani gjithmonë këto që thyejnë ligjin janë një hap më përpara në strategjine e tyre për të bërë grabitjen. Realisht unë nuk i çmoj si të mira masat që janë marrë pas disa rasteve që kanë ndodh në Rinas dhe në rrugën e Rinasit. Duhet të hetohen më në thellësi problemet e lëvizjes së parave.
Përderisa ka një kallauz që tregon se lëvizin një shumë e madhe parash, kjo tregon se ka një person që drejton. Edhe hetimi duhet të bëhet më i thellë. Asnjë polici private nuk ka të drejtë për të hyjë me armë tek avioni, pasi kalojnë në skaner.
Unë i bëj thirrje koncesionarit që operon në aeroport, sa kontrollojnë çantat me kujdes sa na heqin edhe rripin nga brezi, të sigurojë territorin ku operojnë në Rinas për të mos hyrë kriminelët siç hynë dje pasi ka edhe pasoja. Unë mendoj që policia e shtetit ka për të operuar pasi i ka provat”.

Article Logic
Execution time: 0.0029950141906738