Xhisiela Maloku ka reaguar sot me një shënim në rrjetin e saj social "Instagram" ku i del në krah djalit të deputetit, Rexhep Raja.
Rexhep Rraja u la në burg, pas kallëzimit të Xhisielës, edhe pse më pas ky kallëzim u tërhoq nga vetë vajza.
Xhisiela i kërkon politikës të mos fus më hundët në këtë çështje. Ajo në shkrimin e saj ka treguar pse nuk ka qenë sot e pranishme në seancën gjyqësore. Gjithashtu Xhisiela nuk ka ngurruar t’i shprehë hapur mbështetjen e plotë duke shpresuar se ai do t’ia dalë mbanë, bashkë me të, edhe e vërteta.