INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rezear Xhaxhiu: Pse fjala ''Kazan'' që përdor Rama për gazetarët është perverse [VIDEO]

Rezear Xhaxhiu: Pse fjala ''Kazan'' që përdor Rama për gazetarët është perverse [VIDEO]

Publikuar më: 19:19 01-03-2018

Shpesh herë kemi dëgjuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, fjalën “Kazan” të cilën e përdor për të ofenduar gazetarët. Padyshim kjo fjalë është shoqëruar nga replika të ndryshme nga gazetarë të cilët nuk janë dakord me këtë fjalor të cilin kryeministri përdor kundër gazetarëve.

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, gazetari i njohur Rezear Xhaxhia, u shpreh i revoltuar kundër kësaj fjale të cilën Edi Rama e përdor për të ofenduar gazetarët.

Ai u shpreh në Kolaudim se e refuzon në mënyrë kategorike këtë epitet sepse brenda tij ka shumë cinizëm dhe përbuzje.

“Edhe gazetaria padyshim ka mëkatet e veta, padyshim edhe ne nuk jemi më të mirët më të bukurit, por unë kam rezerva për mënyrën si e thotë, për mënyrën aq perverse që ai e ka damkosur gazetarinë, po the kazan i ke thënë të gjith”, është shprehur Xhaxhiu.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0039358139038086