Mbrëmjen e kaluar ka ndodhur një shpërthim në lagjen "Rilindja" në Vlorë. Dyshohet së shpërthimi ka ndodhur nga një lëndë eksplozive. Shpërthimi ndodhi në oborrin e shtetasit F.O. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz por dëmtime të banesës së cilës iu vendos lënda.
Dyshimet e para policia i ka për ndonjë konflikt të mundshëm brenda familjes. Por nga dëshmitë e familjarëve rezulton se nuk kanë konflikte me asnjëri.